Sat, Nov 23, 2024

INTERVISTA/ Esterina e ‘Big Brother’ në shtrat me Bekim Balajn

  • PublishedJune 28, 2016

Esterina Tafili është një tjetër ish-lojtare e “Big Brother”, të cilën e kanë kapur kamerat dhe fotografët e Kampionatit Europian si tifoze figurante në mbështetje të Shqipërisë.

U fol gjatë për tifozet seksi që mbështetën Shqipërinë në Francë, por mediat e huaja u kushtuan disa artikuj edhe dy vajzave të tjera në ndeshjen me Rumaninë, njëra prej të cilave ishte modelja nga Elbasani, Esterina, dhe mikesha e saj bionde, e panjohur për publikun. Një bionde me gërsheta dhe një brune u panë rrugëve të Lyon-it teksa mbështesnin Kombëtaren në stadium, duke rënë menjëherë në sy të meshkujve që gjendeshin në fanzonën e Lyon-it, madje disa prej tyre u kanë kërkuar të bëjnë fotografi bashkë.

Esterina tregon eksperiencën e parë pasi ka ndjekur live ndeshjen me Rumaninë, ku pati fatin t’i gëzohej golit të parë të shënuar nga sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku. Modelja 22-vjeçare, e cila jeton në Milano, zbulon më shumë për “Panoramë” rreth preferencave të saj për djemtë e Kombëtares dhe surpriza me drita të kuqe që kishte rezervuar për Kombëtaren…

Si ishte eksperienca e ndjekjes së ndeshjes së Shqipërisë me Rumaninë?

Të them të drejtën, pak e bezdisur se s’të linin të rrije rehat, pasi çdo sekondë na kërkonin foto, jo vetëm brenda stadiumit, por edhe jashtë tij. Kjo ishte ndeshja e parë që ndoqa live, dhe më vjen mirë që u komentova në portale si modelja që i solla fat Kombëtares, me golin e Armando Sadikut.

Si u sollën meshkujt me ju në stadium?

Shumë mirë, të gjithë në radhë për foto me ne, siç e thashë, e jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.

Për çfarë të komplimentonin më shumë?

Për trupin.

Cilët janë futbollistët që të tërheqin më shumë në skuadrën e e Kombëtares?

Veçoj futbollistë që luajnë mirë e ata që më pëlqejnë janë disa. Po nëse do të flisnim për pamjen, më pëlqen Odise Roshi, Taulant Xhaka dhe Lorik Cana.

Cili të duket mashkulli më seksi prej tyre?

Më seksi, normal që më duket Lorik Cana. (qesh)

Ke deklaruar se të ka puthur në një nga club-et e Tiranës. Do të kërkoje më shumë prej tij?

Nga Cana po, vetëm se ka një problem, se është i martuar. Po të ishte beqar, po. (qesh)

Me cilin nga futbollistët do të doje të shkoje në shtrat?

Me Bekim Balajn, meqenëse ai më ka kënduar dhe këngën “Më ka shku mendja me u fejue”, gjatë festës së madhe që u bë në “Crazy Calvin”.

Nëse Kombëtarja shqiptare do të kualifikohej në Europian, cila ishte surpriza me drita të kuqe që kishe premtuar?

Do të dilja nudo e pikturuar me flamurin tonë kuq e zi./Panoramaplus