Fri, Nov 22, 2024

Plani për rikthimin e emigrantëve shqiptarë/ “The Telegraph”: Kryeministri britanik sot nxjerr marrëveshjen

  • PublishedDecember 13, 2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak pritet që sot shpallë një marrëveshje për emigracionin shqiptar, e cila do të përshpejtojë procedurat për depërtim, shkruan media britanike “The Telegraph”.

Pas disa javësh negociatash intensive me Shqipërinë, në të cilat Kryeministri ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, ai do të përshkruajë planet për të frenuar fluksin rekord të anijeve të vogla përgjatë Kanalit të nxitur nga një rritje e emigrantëve nga ky vend, shkruan “The Telegraph”.

Ai pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve nga vendi që kërkojnë azil në Angli.

Ministrat do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në shtetin ballkanik që aplikimet e tyre të përpunohen atje për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportohet se 3,432 shqiptarë deklaruan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke i bërë ata kombësinë më të madhe që aplikonin sipas aktit të skllavërisë moderne, përpara edhe britanikëve.