Skandali ‘Qatargate’, karriera e Eva Kailit nga gazetare në politikane
Eva Kaili është emri më i komentuar këto ditë në Bruksel. Politikania greke është në qendër të asaj që tashmë njihet si KatarGate. Hetimet e prokurorisë belge tregojnë se eurodeputetja ka përfituar shuma të mëdha parash në këmbim të lobimit në favor të Interesave të Katarit.
Të hënën ajo i arrestua se bashku më 3 zyrtarë të me akuzën e korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm. Më pas Parlamenti Europian votoi për shkarkimin nga detyra e Zëvendës Presidentes së Parlamentit. Në banesë policia i gjeti një shumë prej rreth 700 mijë eurosh.
Në hetim janë bashkëpunëtorët e saj, eurodeputetë dhe zyrtarë të Brukselit që dyshohet se janë pjesë e një skeme korrupsioni në miliona euro.
Të mërkurën hetimet përfshinë dhe bashkëshortin e saj Françesko Xhorxhi, i cili sipas mediave italiane ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë. Deri para daljes në dritë të skandalit, Eva Kaili cilësohej si një yll në ngjitje i politikës greke dhe asaj europiane. Kaili ka lindur në 1978 në qytetin e Selanikut në Greqi. Në vitin 2004 ajo është diplomua për arkitekturë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
. Karriera e saj nuk ka nisur në politikë, por në media. Për shumë vite ajo ka punuar si gazetare dhe prezantuese në televizionin e njohur grek ‘Mega Channel’. Në Greqi është e njohur dhe si konsulente medatike e një grupi të njohur farmaceutik.
Në vitin 2007 ajo ishte një nga deputetet më të reja të PASOK. Deri në vitin 2014 fitoi rregullisht zgjedhjet në parlamentin grek dhe më pas hyri në Parlamentin Europian. Në janar të vitit të kaluar ajo mori mandatin e zëvendëspresidentes. Në Parlamentin Europian ajo njihet si një mbështetëse e politikave për sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e teknologjisë.
Angazhimi më i madh i saj në qenë në komitetet për vendet e Gjirit. Pas skandalit euro deputetë të ndryshëm thonë se mbështetja e saj për vendet e Gjirit Persik shpesh herë ishte në doza më të mëdha sesa duhej.