FOTO: Njihuni me Grace, kamarieren që e shërben kafen me bikini
Grace është një bariste, e cila u shërben klientëve kafe ndërsa është e veshur me bikini.
Ajo e do punën dhe jetën që ka mundur të sigurojë nëpërmjet saj, por i urren komentet ngacmuese që bëjnë klientët her pas here.
“Burrat mund të jenë të neveritshëm dhe nuk i kursejnë komentet ‘pikante’”, tha ajo për Daily Star.
“Nëse nuk u kthej përgjigje ata zemërohen dhe nuk japin bakshish.”
Përveç kësaj, ajo është e frustruar nga supozimet që njerëzit bëjnë rreth punës së saj.
“Njerëzit nuk e kuptojnë se unë thjesht bëj kafe dhe e shërbej atë” tha Grace.