Shifra marramendëse/ Vjen oferta e parë zyrtare nga Katari për blerjen e Mançester Juanjtid
Disa investitorë nga Katari kanë bërë një ofertë zyrtare për të blerë Mançester Junajtid. Sipas “Sky Sports”, oferta e parë zyrtare për blerjen e Junajtid kap shifrën prej 5 miliardë eurove.
“Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani, kryetari i një prej bankave të Katarit, QIB, ka bërë ofertë për Mançester Junajtid. Dëshiron të rikthejë klubin në lavditë e mëparshme me theks tek të rinjtë dhe infrastruktura. Asnjë borxh. I gjithë fitimi do të riinvestohet në komunitet përmes Fondacionit 92”.