VIDEO/ Del Piero: Momenti i fundit ishte penallti neto për Juventusin dhe pikë!
Ish-kapiteni i Juves, Alesandro del Piero, nuk ka as më të voglin dyshim, se rasti i sekondave të fundit ishte penallti.
“Kur shoh lëvizjen e lojtarit të Nantë më shkon në mendje vetëm diçka. Nëse Korrcia do të ishte një sulmues dhe shtyhej në këtë mënyrë a do ta jepte penallti arbitri? Jo, absolutisht. Por fakti që është mbrojtës dhe bën skemën sikur është shtyrë, e bën penallti të pastër për Juven”.