Thu, Nov 21, 2024

Mbi 150 kandidatë do të garojnë për çmimet mbarëkombëtare të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes të Albanian ICT Awards

  • PublishedMay 2, 2023

Misioni i Albanian ICT Awards është njohja dhe promovimi i punës së këtyre sipërmarrësve, shkencëtarëve artistëve dhe yjeve të teknologjisë për kontributin e tyre që na bën të shikojmë drejt të ardhmes plot shpresë. 


Mbi 150 kandidatë do të garojnë për çmimet mbarëkombëtare të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes të Albanian ICT Awards
Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards mbylli aplikimet më 30 Prill 2023 dhe pranoi 117 aplikime nga mbi 150 kandidatë në gjashtë kategori të ndryshme. Një ngjarje e themeluar dhe organizuar nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, me edicionin e 11-të që bëri hapjen zyrtare më 10 Mars 2023, Albanian ICT Awards hyri në dekadën e saj të dytë me mision integral për mbarë komunitetin Shqiptar të teknologjisë dhe influencuar perceptimin publik për rolin e industrisë e teknologjisë në shoqërinë shqiptare.

Mblidhet juria e Albanian ICT Awards
Një trupë e pavarur profesionistësh dhe figurash të shquara të teknologjisë nga institucione publike dhe private, institucione akademike dhe biznese e sipërmarrje të suksesshme u mblodh në takimin e saj të parë më 2 Maj 2023 në Tiranë dhe pjesëmarrje virtuale nga Prishtina. Juria e edicionit të 11-të përbëhet nga: Blerim Rexha, Edlira Martiri, Igli Gjelishti, Erion Serti, Gjergji Guri, Faola Hodaj, Linda Shomo, Ermal Beqiri, Ardiola Hristiç, Ervis Smakaj, Gazmend Selmani, Enis Vehapi, Visar Shehu dhe Evi Hoxha.

individë, karriera profesionale e të cilëve është shembull kapërcimi sfidash dhe suksesi, përpjekja, vendosmëria dhe kreativiteti i të cilëve ju ka dhënë atyre një njohje prestigjioze në komunitetin shqiptar të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Misioni i Albanian ICT Awards është njohja dhe promovimi i punës së këtyre sipërmarrësve, shkencëtarëve artistëve dhe yjeve të teknologjisë për kontributin e tyre që na bën të shikojmë drejt të ardhmes plot shpresë.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision; Platinium si Dev.al, Vodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit Sapiens, Baboon, Facilization, Vigan dhe Silver si EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia Factory.
Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUK, SEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.