Një muaj jashtë, FSHF bën prapakthehu për arbitrin e FIFA-s
Arbitri Enea Jorgji do të arbitrojë pas më shumë se një muaji një ndeshje në Shqipëri.
Ai do të drejtojë ndeshjen mes Kastriotit dhe Vllaznisë në Elbasan Arena në orën 14:00 e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Dueli i fundit që ai ka arbitruar ka qenë në 3 prill, kur në kryeqytet mbajti ndeshjen Dinamo-Korabi, e vlefshme për Kategorinë e Parë.