VIDEO/ “Zemra” e Uzunit vlen 1 pikë, bomberi mban Granadën në vendin e dytë dhe shumë pranë La Liga
Myrto Uzuni është kthyer përsëri te goli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën sot në një ndeshje vendimtare për fatin e Granadës sa i përket ngjitjes në La Liga.
Në minutën e 22-të të ndeshjes në transfertë ndaj një rivali direkt si Alavesh, Uzuni prishi ekuilibrin duke i dhënë avantazhin skuadrës së Granadës nëpërmjet një penalltie të fituar po nga ai, të transformuar saktësisht.
Ky ishe goli i 22-të i sulmuesit në këtë kampionat, ku ai është golashënuesi kryesor. Për fat të keq, sot nuk kishte vlerën e tre pikëve por vetëm 1, pasi Deportivo Alavesh barazoi në pjesën e dytë të takimit.
Megjithatë, pika e siguruar sot dhe golavarazhi pozitiv shpesh falë golave të Uzunit, i dha mundësinë Granadës që të ruajë avantazhin në ndeshje direkte ndaj këtij rivali dhe të mbetet në vendin e dytë në renditje në La Liga 2, që siguron ngjitjen direkte në elitë në fund të sezonit.
.