Fri, Nov 22, 2024

“Grup i jashtëzakonshëm që i ka bërë të gjithë krenare”, zv. trajneri i Erzenit: Objektivi ynë është ai që kemi thënë gjithmonë

  • PublishedMay 7, 2023


“Grup i jashtëzakonshëm që i ka bërë të gjithë krenare”, zv. trajneri i Erzenit: Objektivi ynë është ai që kemi thënë gjithmonë

7 May, 2023

7 May, 2023

Alfred Deliallisi, zëvendëstrajneri I Erzenit, ka deklaruar pas barazimit ndaj Laçit se skuadra kishte marrë një rezultat pozitiv, siç kishte qenë objektivi i ekipit, ndërsa nuk ka dyshime se shijakasit do të mbijetojnë në Superiore.

“Kishim ardhur për të marrë rezultat pozitiv, edhe barazimi është i tillë, Kishim përgatitur ndeshjen mirë, çdo gjë ndryshoi nga një super-gjuajte. Përballë kishim një kundërshtar të fortë, vinte nga një seri e mirë rezultatesh, ndërsa ne vinim nga një ngërç.

Luftën e kam thënë edhe më parë që e kemi me dëmtimet, Kur të na kthehen do të kemi alternativa, Por ne kemi një rrjedhë loje dhe që nga ndeshja me Partizanin kemi një rritje shumë, shumë të mirë.

Çunave u ngritëm moralin në pushimin e ndeshjes dhe u rritëm besimin tek vetja. Pastaj ky grup është i jashtëzakonshëm, ka qenë i tillë dhe do të jetë deri në fund i tillë. Ky grup ka bërë krenar një qytet e Shqipëri të tërë. Ne vazhdojmë me sakrificë të jashtëzakonshme për të ecur përpara. Por rezultatet kanë qenë në kuadër të dëmtimeve, se nuk kemi pasur opsione. Tani alternativat shtohen, ekipi i bindet trajnerit nga ana taktike e vendosje, thuajse në perfeksion zbatuan detyrat të gjithë lojtarët.

Kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj një kundërshtari me ekip jashtëzakonisht shumë të mirë, me lojtarë cilësorë brenda. Ne do të përgatitim ndeshjen gjatë javës, sot lojtarët të shijojnë pikët se morali sikur i kishte rënë pak. Por ky ekip ka cilësi të jashtëzakonshme dhe do të shkojë te objektivi që kemi thënë gjithmonë, mbijetesa, që ka qenë e padiskutueshme”, theksoi Deliallisi për “Oversport në mbyllje të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net