“10 vetë gjysmë të pasur, i more paketë nga Berisha e i bëre më të pasurit”, gazetari përplaset me Ramën. Kryeministri: E keni bërë këtë fjalën oligark…
Kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje më ndërtimin e kullave në kryeqytet, një nga të cilat është edhe ajo e cila pritet të ndërtohet në zonën pas Pallatit të Kulturës.
Kreu i qeverisë është justifikuar se një kërkesë e tillë ka ardhur nga pronarët dhe investitorët.
Një deklaratë e tillë ka shkaktuar përplasje me gazetarin Ylli Rakipi, në emisionin e të cilit ishte i ftuar kryeministri. Gazetari e akuzoi Ramën se janë të paktën 10 persona të cilët i ka marrë “paketë nga Berisha si gjysmë të pasur” dhe se i ka bërë edhe më të pasur pas ardhjes në pushtet.
Pjesë nga debati:
Ylli Rakipi: Ka një akuzë që ke 10 veta, jo kush ndërton shpinë e vet, që i more paketë nga Berisha gjysmë të pasur edhe i bëre njerëzit më të pasur, edhe tani e lidh me shtëpinë time.
Edi Rama: E nisa me pronën tënde jo me shtëpinë. Kishe një pronë tënde. Ishe në të drejtën e zotit që të dojë të zhvilloje pronën. Të takonte sipas bashkisë së kohës që drejtoja unë, që në atë pronë të bëje pallat. Tani siç erdhe ti… se e keni bërë këtë fjalën oligarkët…
Ylli Rakipi: E kanë bregdetin veç dy persona
Edi Rama: Ashtu më vjen edhe ai tek pallati i Kulturës. Thonë jemi pronarët
Ylli Rakipi: Unë nuk kam bërë kullë.
Edi Rama: Në atë kohë e atë vend nuk mund të bëje kullë po u bë pallat 12 kate. Aty është një zonë më e madhe dhe pronarët e investitorët më thonë duam të ndërtojmë.
Unë them mua nuk më kap dot njeri dhe as nuk e shfrytëzoj postin për të kapur askënd.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–