Sat, Nov 23, 2024

Angazhoi ish-këshilltarin e presidentit Bush për çështjen non-grata, Berisha: Kërkesa vetëm për transparencë. Ja si u lidha me të

  • PublishedMay 8, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, në emisionin “Open” në News24 foli për çështjen non-grata, ndërsa u pyet nga gazetari Arion Sula për angazhimin e ish-këshilltarit të presidentit Bush Charles R. Black Jr, për t’u marrë në këtë çështje.

Ish-kryeministri tha se kontakti mes tyre është krijuar nga një mik i tij, duke shtuar se e falënderon për angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund transparencës.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Si qëndron çështja për ish-këshilltarin e presidentit Bush për çështjen në Kongresin Amerikan dhe çfarë i keni kërkuar?

Berisha: Është një nga konsulentët më të mirënjohur në SHBA. Këshilltar i të gjitha presidentëve amerikanë. Ka qenë në studio, janë përmend disa nga ish-bashkëpunëtorë. Por nëse bashkëpunëtorët e tij kanë pasur probleme, ai ka dalë i qartë si kristali. Është personaliteti i jashtëzakonshëm i fushës së lobimit. Ky republikan beson se sanksionimi ime është i pandershëm.

Ju kontaktoi ai apo ju?

Berisha: Nëpërmjet një miku erdhi ai tek unë. Nuk mori përsipër të lobojë për heqjen dhe unë nuk kërkoj të ndryshoj vendimit. Ai mori përsipër të punojë, për hetimin e dezinimit të Sali Berishës nga DASH. Pra hetohet ai që ka marrë vendimin, por hetohet edhe Sali Berisha, Pra nuk është hetim ky, është kërkese për transparencë. Tani mu krijua kjo mundësi dhe ai e ka marrë për bono këtë. Dhe unë e falënderoj pafundësisht kjo është forma më dinjitoze. Nëse arrin të bindë Kongresin unë jam i hapur ndaj çdo hetimi.

Sa për gjyqin në Paris kam besim tek drejtësia e Francës, por nuk mund të them se sa mund të zgjasë. Unë jam duke studiuar vende të tjera sepse në Francë ka disa pengesa tjera sepse nuk jam anëtar i vendi të BE. Por shpifja dënohet aty ku del, ka dalë në Francë unë kam padit në Francë dhe me këtë jam në rregull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.