Sat, Nov 23, 2024

“Çdo shqiptar do detyrohet të paguajë gjobën e Arbitrazhit. 1.6 mln…”, Berisha për rritjen e rrogave: Sfidoj Ramën të hapë Parlamentin të enjten e të votojmë ligjin

  • PublishedMay 8, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar sot kryeministrin Edi Rama që të hapë të enjten Parlamentin në mënyrë që të votohet ligji për rritjen e rrogave, një premtim ky i bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

“E çoi ligjin në komision e mbylli parlamentin. Sot i kam kërkuar publikisht që të enjten të hapim kuvendin e të votojmë rritjen e rrogave.

Edhe ky Golemi mashtron fëmijët për vota me telefona. ka krijuar një dyqan e dhuron telefona gjysmë false e u thotë fëmijëve merrini. Golem do ndiqesh si kriminel elektoral. Nuk ke ku shkon”, tha ai.

Berisha u ndal edhe tek Gjykata e Arbitrazhit dhe gjoba ndaj shtetit shqiptar në lidhje me mbylljen e “Agon Channel”.

Ai shtoi se janë disa çështje në proces gjykimi dhe se në përfundim të tyre qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 1.6 mld euro.

“Mbylli televizionin e sot çdo shqiptar do paguajë gjobën e Arbitrazhit. Por janë një sërë procesesh, e gjoba do shkojë 1.6 mld euro. Nuk del dot para jush se nuk mund të justifikojë mashtrimet që i ka bërë qytetarëve”, tha ai.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.