Gazetarja zbulon detaje të reja mbi zhdukjen e dy 46-vjeçarëve: Koçole nxori në pritë mikun e tij, u ekzekutua dhe ai që të mos tregonte
Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani ka zbuluar detaje të reja nga hetimet mbi zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Theodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi.
Duke folur në “MCN”, Llbani tha se janë sekuestruar 8 mjete që dyshohet të jenë përdorur për eliminimin e dy 46-vjeçarëve. Ajo thekson se policia shkencore ka njolla gjaku, ku pas analizave në laboratorin e kriminalistikës do të mësojmë nëse kemi të bëjmë me dy persona të vrarë.
Llabani zbulon se ka dyshime që Leonard Theodhori e ka nxjerrë në pritë mikun e tij Fatmir Sulovari, por është ekzekutuar po ashtu në mënyrë që të mos e tregonte ngjarjen.
Ka të reja nga kjo dosje. Më në fund policia shkencore dhe laboratori i kriminalistikës ka në duar dy njolla gjaku që janë gjetur edhe nga veprimet te automjetet që janë sekuestruar. Deri tani janë sekuestruar 8 mjete që dyshohet të jenë përfshirë në një ngjarje të tillë, mes tyre edhe një mjet blind.
Njollat e gjakut pretendohet se u përkasin viktimave ose të zhdukurve. Por vetëm pas analizës që pritet të përftohet nga laboratori i kriminalistikës do të kuptojmë nëse kemi të bëjmë me dy persona të vrarë. Njollat dyshohet të jenë të dy viktimave. Policia e Sarandës ka ngritur disa pista hetimi, që lidhen edhe me një ekzekutim të Aleksandër Sadikajt një vit më parë në qershor, që vetëdeklarohej si ‘sheiku’ i vendit. Ka pasur disa prona ky personazh, në Memaliaj të Tepelenës. Është një person me të shkuar kriminale. Pretendohet që kemi të bëjmë me retroskeptivë të ngjarjes dhe lidhje të pistave.
Një pjesë e mirë e hetimeve janë bërë nga familjarët, nga shokët e viktimës, për të shkuar të zbardhja e ngjarjes dhe gjetja e trupave. Pretendohet se sekuestrimi i 8 automjeteve është bërë falë punës së tyre individuale dhe policia ka bërë hapa pas duke ndjekur veprimtarinë e familjarëve që kanë ditur edhe intenerarin e lëvizjes. Për Leonard Theodhorin ka një version deri tani që aludohet se ai ka qenë personi që e ka nxjerrë në pritë. Kanë qenë shokë, por ka shumë dyshime, të paktën nga familjarët e Fatmirit që Leonardi e ka nxjerr në pritë Fatmirin dhe pastaj është ekzekutuar pasi kanë pasur frikë se mund të flasë. Është një nga pistat që po hetohet.
Policia edhe për shkak të metodave speciale të hetimit, është detyruar që të lejojë të lirë veprimin e personave duke mbajtur të vëzhguar, përgjuar dhe survejuar shumë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Pas shkuarjes së familjarëve aty, SPAK është vënë në lëvizje. Ka pasur një presion të jashtëzakonshëm për zbulimin e ngjarjes dhe gjetjen e trupave. Në këtë çështje flitet për larje hesapesh, apo grupe kriminale.
Kam komunikuar me të tre palët në proces, familjarë, miq të viktimës, punonjës policie, që më konfirmuan faktin që tashmë kanë në dorë një provë të rëndësishme, që verifikon nëse kemi me të vrarë, apo të zhdukur, sepse ata pretendojnë që mund të jenë hedhur edhe trupat në det. A do të dalin këto gjurmë gjaku të viktimave, kjo pastaj do jetë një zbulim për policinë. Ka pasur vendosje të personave në përgjim për javë të tëra. Ka pasur shumë marrje në pyetje të personave të dyshuar. Nuk mund të themi plotësisht që policia s’ka vepruar.
Një person i arrestuar flitet se filluar të bashkëpunojë me Prokurorinë. Flitet për shoferin e një Benz-i të sekuestruar, ku në videon e fundit ku është parë një nga viktimat, Fatmir Sulollari, ai shikohet me dorën jashtë në Benz, di shumë për ngjarjen. Thuhet nga SPAK se personazhi ka pranuar të flasë për Prokurorinë, për të bashkëpunuar. Kanë qenë të armatosur, do lëvizje e kanë pasur të kontrolluar. Familjarët dhe shokët kanë punuar në grup, edhe me drone. 8 automjetet mendohet se kanë shërbyer për autorët për të bërë eliminimin dhe zhdukjen e trupave.
Viktima ka pasur një konflikt për pronën e tij, një disko, një pronë e madhe që gjendet në Ksamil, në Sarandë. Ajo është në rreth të kuq të hetimit. Pasi flitet që persona të caktuar kanë dashur t’i rrëmbejnë pronën. Viktima dhe autorët kanë qenë në ndërmjetësime, në bashkëpunim me persona të tjerë, qoftë zyrtarë të Sarandës, për të pasur nën kontroll çdo tjetërsim të pronës për të cilën viktima kishte investuar prej vitesh. Në Shqipëri kanë ardhur njerëz që s’vinin për shkak të problemeve ligjore me ligjin. Prezenca e personave me kontingjent penal në vend e bën edhe më të rrezikshme situatën. Sot prona që është nën hetim mbetet pa një pronar” – deklaroi Anduena Llabani.