Sat, Nov 23, 2024

Gjykata vendos masën “arrest me burg” për babë e bir që mashtronin biznesmenët duke u shtirur si zyrtarë

  • PublishedMay 8, 2023

 

Bedri dhe Albert Vodha të cilët u kapën në flagrancë duke i marrë një biznesmeni përmes mashtrimit një shumë prej 100.000 euro, janë lënë në burg.

Gjykata e Tiranës la caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për baba e bir për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim”.

Bedri dhe Albert Vodha, përkatësisht 54 dhe 24 vjeç, në bashkëpunim me Florian Gjergji, akuzohet se u prezantoheshin biznesmenëve në rrjetet sociale si zyrtarë dhe me anë të mashtrimit u merrnin shuma të konsiderueshme parash.

Ky i fundit, i cili dyshohet si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, është shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.

Vendimi i Gjykatës:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim B. V.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim B. V., “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A. V.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. V., “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, lidhur me hetimet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Shpenzimet proçeduriale sië janë bërë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve nga marrja dijeni në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb