Kulturë shqiptare në Liverpul, Albina Kelmendi dhe familja nisin denjësisht garën e “Eurovizionit”
Deklarata për një dashuri të fortë familjare, por edhe ekspozim i një miks kulturave të trevave shqiptare.
Kështu zgjodhi Albina dhe familja Kelmendi të paraqiten në “tapetin e bruztë” në Erovizion.
Albina tërhoqi vëmendje me sharmin e saj, duke plotësuar një tablo të ëmbël së bashku me nënën, babanë, vëllain dhe dy motrat e saj.
Këto detaje tërhoqën jo pak vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe organizatorëve të “Eurovizion”, që kishin drejtuar të gjithë prozhektorët e tyre nga Albina.
Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin më të rëndësishëm evropian të këngës do të performojë në gjysmëfinalen e 11 majit, ndërsa shanset për një klasifikim në vendet e para të renditjes përfundimtare janë tepër të larta.
“Jemi krenarë që po përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi ynë e deshi aq shumë”, është shprehur Albina në një intervistë të shkurtër për prezantuesit e njohur, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–