“Më 14 maj do të sjellim ndryshimin”/ Igli Cara takim me banorët në Durrës: Qytetit i duhet një qeverisje e ndershme dhe e përgjegjshme!
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara është shprehur se më 14 maj qyteti do t’i kthehet qytetarëve.
Gjithashtu Cara thotë se Durrësi ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme.
“Më 14 maj së bashku bëjmë ndryshimin! Një qeverisje e ndershme dhe e përgjegjshme për të gjithë qytetarët kudo në Durrës. Qyteti je ti!”, shkruan Igli Cara.