Sat, Nov 23, 2024

“Mëse të lumtur”, Duka i hap derën finalen e Kupës së Greqisë në Tiranë por tregon “kleçkën”: Për fat të keq…

  • PublishedMay 8, 2023


“Mëse të lumtur”, Duka i hap derën finalen e Kupës së Greqisë në Tiranë por tregon “kleçkën”: Për fat të keq…

8 May, 2023

8 May, 2023

Stadiumi “Air Albania” është gati të mirëpresë finalen e Kupës së Greqisë që nuk e do askush tjetër dhe konfirmimi vjen edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Megjithatë, ky i fundit konfirmon gjithashtu se nuk do të jetë e thjeshtë të organizohet një ndeshje e tillë në vendin tonë, pasi ka mospërputhej me datat.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave greke për këtë situatë, Duka ka konfirmuar se në Shqipëri e presin krahëhapur një sfidë të tillë.

“Ne po përballemi pozitivisht më mundësinë për të pritur finalen e Kupës së Greqisë në Tiranë. Ne do të ishim mëse të lumtur për ta bërë një gjë të tillë”, tha Duka për “SDNA”. Por datat janë problem i madh, pasi ndeshja nuk mund të zhvillohet më datë 24 maj në Tiranë për shkak të prenotimit të stadiumit nga këngëtari grek Nikos Vertis.

“Për fat të keq, problemi me datat i përket Federatës Greke të Futbollit dhe jo federatës tonë. Më datë 24 maj është e pamundur që të luhet kjo ndeshje në “Air Albania””, shtoi Duka i cili tregoi se opsioni i vetëm ishte ai i datës 19 maj.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: Finalja e “padëshiruar” e Kupës së Greqisë në “Air Albania”? Pengesë bëhet një këngëtar grek

© AlbaniaWeb.net