Njerëzit e parregullt janë më të zgjuar? Çfarë thonë ekspertët
Parregullsia konsiderohet si një tipas i njerëzve të pavëmendëshëm e për rrjedhojë edhe atyre më pak të zgjuar.Por sipas ekspertëve ky supozim fare i përgjithshëm shpesh nuk është apsak i vërtetë.
Tendenca për të qenë të rrëmujshëm lind shpesh nga një mendje gjeniale.
Këtu mund të përmendim emra si Mark Tuejn apo Albert Ajnshtajn të cilët njiheshin për rrëmujën që krijonin gjatë procesit të tyre të punës.
Gjithësesi edhe parregullësia e ka një rregull, pasi jo gjithnjë është tregues i zgjuarsisë apo gjenialitetit.
Pasi ndonjëherë kaosi i vazhdueshëm është një disavatazh që ju ndikon thellësisht jetë e përditshme
Si ta kuptoni rregullin dhe kaosin?
Kaosi dhe rregulli si koncepte, por edhe në praktikë përdorin të dy thuajse të njejtat rregulla.
Nëse në një dhomë të rregullt mund të punoni apo jetoni më qetë në një dhomë të parregullt mund të jeni më kreativë.
Këtë thotë edhe një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Minesotas, i publikuar në revistën “Psychological Science”.
Ambienti ku jetojmë, ndikon shumë mënyrën se si sillemi në përditëshmëri dhe përgjatë gjithë jetës.
Në këtë eksperiment u trajtuan dy grupe punonjësish ku grupi i parë me zyrat më të rregullta ishin më të përpiktë në procesin e punës dhe zakonisht konsumonin ushqim të shëndetshëm.
Ndërsa grupi tjetër i cili vepronte në një ambient më kaotik u vu re se ishte me kreativ gjatë procesit të punës dhe njëkohësisht ushqime më pak të shëndetshme.
Kështu pë rtë gjetur zgjidhje të shpejta e shumë më kreative mesa duket duhet të dini paksa jashtë kornizave dhe të jeni spontanë e të çrregullt.
Si ta bëni këtë?
Kjo varet tërësisht nga ju dhe nga mënyra se si arrini të kombinoni mendimet tuaja.
Sipas psikologut Joy Paul Guilford, truri mund të stërvitet të jetë më kreativ dhe produktiv në të njejtën kohë.
Ndryshe quhet “të enderrosh me sy hapur”, kjo metodë ju ndihmon të stërviteni duke krijuar skenare të reja për çështje të përditshme.
Në këtë mënyrë mund të hapni horizonte të reja që përkthehet në më shumë mundësi për ju.
Nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të humbisni kohë duke bërë gjithë ditën vetëm këtë proces, por udhëtimi me mendje ju ndihmon të gjeni zgjidhje të shpejta për probleme të vogla si dhe ju bën më kreativë.
Kjo mënyrë jetese pak më e shkujdesur se e zakonshmja me të cilën mund të jeni mësuar ju ndihmon t’i mendoni gjërat në një spektër të ri.
Gjithçka që duhet të bëni është ta lini mendjen tuaj të eksporojë në faza të reja të cilat mund t’ju mësojë mënyra të reja për të përballuar situatat e përditshme./AgroWeb.org