Sara Hoxha ka një kërkesë për të gjitha vajzat dhe lidhet me… Ledrin!
“A m’len me të prek?” Ky është refereni i këngës së radhës së Ledri Vulës, e cila padyshim është një pyetje që lehtësisht rrënjoset në mendjen e të gjithëve.
Në momentin e parë që e dëgjuam këtë fragment të këngës e cila publikohet me 10 maj, kishim vetëm një pyetje: Sara çfarë mendon në lidhje me këtë kërkesë të partnerit të saj?
Blogerja e ka shuar këtë kureshtje duke iu përgjigjur me një tjetër pyetje: Vajza a ka mundësi t’i jepni një përgjigje?, ka shkruar ajo krahas fragmentit të këngës në “Instastory”.
Nuk është shumë e vështirë të hamendësohet përgjigjja, duke ditur fanset e shumta që ka Ledri, por sërish cila do të ishte e juaja për këtë “kërkesë” të Sarës?