Sat, Nov 23, 2024

Zgjedhjet lokale/ Klevis Balliu takim në Kamëz: Koha që bashkia t’u kthehet qytetarëve

  • PublishedMay 8, 2023

Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu Ka zhvilluar sot një takim në Laknas në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit për bashkinë e Kamzës.

Në një postim në Facebook ku ka ndarë foto nga takimi, Balliu u shpreh se më 14 maj qytetarët do të votojnë për të mbrojtur Kamzën, ndaj do të mbështesin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.

“Takim Frymëzues në Laknas
Koha që bashkia Kamëz ti kthehet qytetarëve.
Në 14 Maj qytetarët votojnë për të mbrojtur Kamzen ndaj ato do të votojnë masivisht kandidatin e tyre Arjan Hoxha”, shkruan Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.