Sat, Nov 23, 2024

“Askush mos të guxojë të thotë se ishte faji yt”/ Burri i vrau vajzën që u hodh për ta mbrojtur, 52-vjeçarja italiane i shkruan letër shqiptares: Fati ynë i njëjtë! Jeto për djalin!

  • PublishedMay 9, 2023

Letra e një gruaje të mbijetuar për një grua tjetër. Kësaj radhe protagoniste është një 39-vjeçare shqiptare, e cila një ditë më parë i mbijetoi tërbimit të burrit të saj, me të cilin ishte në proces divorci, por vajza e saj që u hodh për ta mbrojtur u vra me thikë nga i ati, ashtu si një shtetas italian, me të cilin ai dyshonte se kishte lidhje gruaja.

Pas tragjedisë së Torremaggiore, Foggia, 52-vjeçarja nga Tortolì Paola Piras, e cila dy vjet më parë humbi djalin e saj, që u vra për ta mbrojtur nga partneri i saj i dhunshëm, vendosi t’i shkruajë 39-vjeçares shqiptare që pati të njëjtin fat tragjik.

Tefta, ashtu si Paola, u mbrojt nga tërbimi vrastar i të shoqit nga vajza e saj 16-vjeçare, e cila u vra së bashku me gjoja të dashurin e saj.

“E dashur Tefta, nuk të njoh, por disi fati- fati i keq – na bën dy njerëz të afërt”, shkruan ajo në letrën e saj.

“Kam kaluar në errësirën tënde”

“E di që të gjithë e kalojnë dhimbjen në mënyrën e vet, por duhet të më besoni nëse ju them se mendoj se e di atë që po ndjeni”, shton Paola Piras në letrën e hapur dërguar “Il Corriere della Sera.

“E di – vazhdon ajo – sepse kalova në të njëjtën errësirë ​​si ju. Më 11 maj, dy vjet më parë djali im Mirko u përpoq të më mbronte nga njeriu i dhunshëm, të cilin për fat të keq e kisha dashur dhe që më pas e kisha lënë dhe e denoncova, kur historia u bë burg për mua. Atë 11 maj u shfaq në agim i armatosur me hakmarrjen e tij dhe filloi të më godiste me thikë: një, dy, tre, 18 herë.

Mirko si vajza jote Gessica. Dy fëmijë të humbur për të na mbrojtur nga burra aq sa të fortë në dhunë, aq me mungesë kurajoje për të duruar një lamtumirë – shkruan ajo  përsëri.

– Kam menduar shumë herë, për këtë lloj burrash. Nuk jeni në gjendje të përballoni braktisjen? A mendoni se nuk mund të jetoni më pa gruan që ju la? Nëse e gjithë kjo bëhet kaq shkatërruese për ju, vrisni veten. Kthejeni të keqen brenda vetes ose kërkoni ndihmë për të shpëtuar prej saj”.

“Askush mos të guxojë të thotë se ishte faji yt”

“Dhe pastaj shpresoj që askush, nga jashtë, të mos guxojë të thotë se ishte faji yt, sepse kjo të dhemb, helmon mendimet, të vendos në të njëjtin nivel me vrasësin. Një keqdashje”.

“Më mua e bënë disa herë, -pranon ajo. -Faji im tha dikush, sepse pas ndarjes nuk kam qenë vetëm nënë dhe shenjtore, por jam futur në një histori të gabuar, me një burrë të dhunshëm, për më shumë pakistanez”.

“Jeto për djalin tjetër”

“E dashur Tefta, lexova që ke një fëmijë tjetër. Ndoshta e ke menduar tashmë se të jetosh nuk ka më kuptim, një nënë që mbijeton para një fëmije ekziston, por nuk jeton. Por ia detyrohesh atij, fëmijës tënde. Ti ia ke borxh atij dhe vetes. Mbaje sa me afër te mundesh dhe ruaj kujtimet e vajzës tende sikur te ishin gurë të çmuar. Ushqeji ato! Mbaji të ndezura. Kjo është e vetmja mënyrë ta kesh akoma aty me ty”, përfundon ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.