Thu, Apr 10, 2025

“Bashkia është e korruptuar”/ Qytetarët mbështesin kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Shijak: Duam ndryshimin, pushtetin po e mbajnë me zor! (VIDEO)

  • PublishedMay 9, 2023

Përballja e këtij viti në bashkinë e Shijakut nuk konsiderohet e vështirë për banorët e kësaj zone, të cilët besojnë dhe kërkojnë patjetër fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Të lodhur nga harresa e pushtetit vendor, banorët e Shijakut thonë ndryshimin e shumëkërkuar e gjejnë te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha.

Të shumtë janë banorët që mbështesin Rezart Tushën,pasi janë të lodhur nga mungesa e investimeve, drejtësia e munguar, korrupsioni e burokracia.

Dyert e Bashkisë së Shijakut nën drejtimin e socialistëve kanë qenë të mbyllura për vite me radhë për banorët e kësaj zone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.