Deklarata e Ramës për mosmbajtjen e premtimit për rritjen e pagave, reagon Vasili: Të penguan deputetët, delet?! Palaçollëqet s‘i ha njeri
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtroi qytetarët për rritjen e pagave.
Vasili thotë se kryeministri pasi gënjeu, u justifikua se e kanë penguar deputetët për rritjen e pagave që premtoi.
“Rama pasi gënjeu si ordiner po thotë se e paskan penguar dele-deputetet dhe njëfarë Majko për rritjen e pagave qe mashtruesi premtoi”, shkruan Vasili.
Reagimi i plotë:
Ky nuk ben as per çingije e jo per kryeminister!
Mashtrimi ordiner i Rames per rritjen e pagave!
Rama pasi genjeu si ordiner po thote se e paskan penguar dele-deputetet dhe nje farë Majko per rritjen e pagave qe mashtruesi premtoi.
Kush e paskan penguar?
Deputetet, delet, ha ha haaaaaaaa??
-Leri keto palaçollëqe mashtrues se nuk i ha asnjeri.
-Po a nuk jane po jane keto dele-deputete, qe me urdher te Rames mashtruesit:
-Votuan dhe ndryshuan Kushtetuten dhe Kodin zgjedhor per nje dite per te prishur zgjedhjet.
-Votuan shkaterrimin e Teatrit.
-Votuan shkaterrimin e Portit te Durresit.
-Votuan miliarda euro borxhe per te mbuluar vjedhjet.
-Votuan koncesione nga me hajdutet qe ka pare bota.
-Votuan kompesimin e materialeve te ndertimit per tenderxhinjte e qeverise.
-Votuan qindra milion euro qe vidhen per energjine elektrike.
-Votuan vjedhjen e Butrintit.
-Votuan hapjen e bixhozit dhe basteve.
-Votuan Prokurorin e Pergjithshem me 69 vota.
-Votuan Borde Nafte dhe Ushqimesh per te vjedhur qytetaret.
Votuan qindra ligje antikushtetuese te porositura nga oligarket
Ndaj mashtrues lere edhe tallavane se ti as per çingije nuk ben e jo më per kryeminister.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–