“Është shok me kryebashkiakun”, denoncon qytetari nga Shijaku: Bashkia nuk zbaton vendimin e gjykatës për shembjen e objektit, thotë se s’ka mjete
Një qytetar nga Shijaku ka denoncuar në redaksinë e “BalkanWeb” Bashkinë e këtij qyteti, që sipas tij, nuk zbaton vendimin e gjykatës për prishjen e një objekti të ndërtuar në pronën e tij.
Ai shprehet se Gjykata ka dhënë vendim të prerë duke urdhëruar Bashkinë që të shembë objektin në fjalë, por përgjigjja që ka ardhur nga këta të fundit ka qenë se nuk kanë mjete për shembjen.
Ai shton se personi që ka ndërtuar, është shok me kreun e bashkisë.
“Kemi një vendim gjykate të formës prerë për prishjen e një objekti, ku urdhërohet bashkia Shijakut për ta prishur. Personi që ka ndërtuar mbi pronën tonë është shok me kryetarin aktual. Dhe përgjigja e bashkisë Shijak është që nuk disponojmë mjete për shembje. Ky është vendim gjykate që nënkryetarja e bashkisë dhe drejtuesja IMTV Shijak të merren në hetim nga prokuroria”, deklaron qytetari.