Ish e dashura i publikoi mesazhet/ Pas daljes nga Big Brother, reagon Krist Aliaj
Ish-banori i Big Brother VIP, Krist Aliaj ka komentuar për herë të parë pas daljes, raportin e tij me ish të dashurën, Zaza dhe marrëdhënies me Kejsin.
Kristi për ‘Top Media’ tha se të dyja marrëdhëniet për të janë të mbyllura dhe se raporti me Zazën nuk ka qenë shumë i gjatë, vetëm disa muaj.
Shkak për mos funksionimin e lidhjes, tha i është bërë distanca të cilën jetonin të dy.
Cila ka qenë marrëdhënia jote me Zazën?
Kristi: Nuk dua të komentoj për këtë, është e mbaruar, le të rrijë ashtu më mirë. Si me atë, si më Keisin, janë dy marrëdhënie të mbaruara për mua.
Më Zazën ke pasur marrëdhënie të gjatë jashtë?
Kristi: Jo, jo të gjatë. Kishim disa muaj me njëri-tjetrin, ishte një distancë e gjatë, dhe kjo e bënte akoma më të komplikuar. Kështu që për mua dhe kjo më mirë që përfundoi se tregoi që s’jemi për njëri-tjetrin.