“Lokalet”/ PL ankimon vendimin për anëtarin e katërt të GNV-ve, Kolegji Zgjedhor kthen çështjen në KAS: S’ishin të pranishëm të gjithë anëtarët
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka marrë sot në shqyrtim padinë e Partisë së Lirisë, në lidhje me vendimin e KAS për të mos e ndarë anëtarin e katërt të Grupit të Numërimit të Votave me PDIU-në.
Kolegji Zgjedhor ka vendosur që çështja do të rikthehet në KAS, me arsyetimin se në momentin që KAS ka marrë vendimin nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e nevojshëm.
NJOFTIM PËR MEDIA
Sot, më datë 09.05.2023, ora 13:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:
1. Sokol Ibi (Relator);
2. Edlira Petri (Anëtare);
3. Alma Kolgjoka (Anëtare);
4. Manjola Xhaxho (Anëtare);
5. Blerona Hasa (Anëtare);
në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.17 Regj.Themeltar, Datë 06.05.2023 Regjistrimi, me:
PADITËSE: Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Altin Kaziaj.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
PERSON I INTERESUAR: Partia PDIU, përfaqësuar nga Shkëlqim Sulo dhe Klardi Xhemali.
OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.71, datë 02.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:
Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
BAZA LIGJORE: Neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ, Nenet 4, pika 1, Nenet 9, Neni 45, Neni 46 e vijues të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenet 63, 64, 65, 98, 139, 145 e vijues i Kodit Zgjedhor të RSH.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.71, datë 02.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:
“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimarrje.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjeherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–