Nga ylli i filmave për të rritur në “profesoreshë” në Oksford, Mia Khalifa jep leksione për studentët
Aktorja libaneze e filmave për të rritur, Mia Khalifa u ftua të jepte një leksion për studentët në Universitetin prestigjioz të Oksfordit. Tema ishte roli i personazheve publike dhe kufijtë e privatësisë në aspektin profesional.
Mia ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj në universitetin prestigjioz, i themeluar në vitin 1906, dhe është shprehur se ndihet shumë e emocionuar për atë që e quan zhvillim profesional të vetes.
“Për mua do të jetë gjithmonë një kujtim fantastik dhe diçka që mund t’ia tregoj fëmijëve të mi në të ardhmen. Falënderoj universitetin që më dha mundësinë të flas në një godinë kaq historike. Ndihem e nderuar dhe e frymëzuar për pasionin që ka ky universitet për të sjellë ndryshimin e vërtetë në botë dhe që përzgjedh një listë kaq të diversifikuar të oratorëve”, shkruan Mia Khalifa në Twitter.