“Rama dhe zëvendësja e tij Balluku shesin energjinë gjatë verës”, Berisha paralajmëron zgjedhjet e përgjithshme: Në vjeshtë t’i japim duart
Sali Berisha ka paralajmëruar sot kohën kur pretendon të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se kryeministrit Edi Rama duhet” t’i jepen duart” në shtator.
“Siç është ajo shprehja ‘gusht e gunë’, në vjeshtë t’i japim duart Ramës. Edhe atëherë e ka gjatë në fakt”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u ndal edhe tek çmimi i lartë i energjisë, ndërsa tha se arsyeja e vërtetë pas kostos së lartë është pikërisht shitja e energjisë në sezonin e verës, nga Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.
Ai ka renditur edhe benefitet që do të ketë biznesi dhe komuniteti me uljen e çmimit të energjisë.
“Sot falë strategjisë për ndërtimin e HEC-eve, prodhojmë 2 mld KW më shumë se nevoja. A ka gjobë më të madhe se çmimi që paguan biznesi, sepse Rama e zëvendësja e tij e shesin energjinë gjithë verës.
Çlirimi i biznesit nga kjo barrë është dyfishim i të ardhurave për komunitet prej tyre”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–