Zamira Durda kërkoi që të bëhej palë në procesin kundër Mediut, shtyhet pretenca për ‘Gërdecin’. Ja arsyeja
Teksa sot pritej që të jepej pretenca për çështjen e Gërdecit, ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, seanca është shtyrë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes ishte bërë mungesa e avokatëve. Mësohet se seanca e radhës është lënë më datë 24 maj. Zamira Durda kërkoi sërish sot që të bëhet palë në procesin ndaj Mediut.
Kujtojmë se më herët gjykata ka vendosur që të mos pranojë Durdën si palë. Durda vuri në lëvizje SPAK pasi humbi djalin e mitur në tragjedinë e Gerdecit.
Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–