Fri, Nov 22, 2024

EMRAT/ Komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik, pranga 52-vjeçarit në Tiranë, procedohet një tjetër

  • PublishedMay 10, 2023

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shit-blerje votash.

Në kuadër të operacionit “Premtuesi” pas hekurave ra shtetasi Kristo Agalliu, si dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasin Agron Duraj.

NJOFTIMI I POLICISË
Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.