Fri, Nov 22, 2024

Incident në Bulqizë, gazetari i News24, Enver Doçi dëbohet me dhunë nga takimi i PS, truproja i Ballukut tenton ta godasë

  • PublishedMay 10, 2023

Incident i rëndë në Bulqizë. Gazetari i News24, Enver Doçi është dëbuar me dhunë nga takimi i Partisë Socialiste.

Mësohet se truproja e ministren Belinda Ballukut ka dëbuar gazetarin Doçi, ndërkohë që ky i fundit donte që të ndiqte takimin elektoral të zëvendëskryeministres. Duke mos u mjaftuar me kaq, truproja e Ballukut ka tentuar që të godiste gazetarin.

E gjithë ngjarja ndodhi para takimit elektoral që do të mbante Balluku me banorë të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.