“Truproja i Ballukut tentoi të më qëllonte”, gazetari i News24: Më tha ‘të hedh në erë telefonin’! Kam regjistruar gjithçka
Një ngjarje e shëmtuar ka qenë ajo e ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku në një takim të ministres Belinda Balluku, truproja e ministres tentoi të dhunonte gazetarin e News24 Enver Doçi.
Gazetari ka rrëfyer se në takim ka shkuar si qytetar i thjeshtë dhe gjithçka ka nisur pasi nuk ka pranuar të tregojë se për cilën parti voton.
Ai ka rrëfyer se në momentin që truproja ka tentuar ta godasë, ka ndezur aparaturën dhe ka regjistruar gjithçka.
“Më tha ku shkon, i thash në takim. nuk ia tregova emrin. Me tha me kë je? I thash jam banor i qarkut të Dibrës. ntentoi tëmë qëllonte. Pasi bëmë këto debate kam ndezur aparaturën dhe kam filmuar skenën.
Nuk më lejonte të hyja brenda, iu shmanga nga një krah në krahun tjetër dhe ai nuk më kërkonte të futesha.
Takimi ishte në përfundim kur shkova unë. Kur tentoi të më qëllonte, kam ndezur aparaturën dhe e regjistrova. Të kap e të hedh në erë telefonin më tha.
Kam shkuar atje si qytetar i thjeshtë as nuk jam prezantuar si gazetar, e gjitha erdhi sepse nuk i tregova se me kë parti isha, ashtu siç ai më pyeti.
Bëmë goxha debat”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–