Zgjedhjet e 14 majit/ “Hajdari i oligarkut nuk do shpëtojë nga ndëshkimi mbarëpopullor”, Meta: Asgjë nuk e ndal fitoren e kandidatit tonë në Kuçovë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur për zgjedhjet e 14 majit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se asgjë nuk do e ndalë fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi.
Sakaq tha se a’asgjë nuk e shpëton Hajdarin e oligarkut nga ndëshkimi mbarëpopullor në 14 Maj!’.
“Asgjë nuk e ndal fitoren e Lefter Maliqit që ka fituar zemrat e të gjithë banorëve të Kuçovës.
Lefter Maliqi do i’a kthejë bashkinë qytetarëve.
Asgjë nuk e shpëton Hajdarin e oligarkut nga ndëshkimi mbarëpopullor në 14 Maj!”, ka shkruar Meta.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–