Thu, Nov 21, 2024

Droni zbulon parcelën me kanabis përgjatë lumit Drin, në kërkim kultivuesit e drogës

  • PublishedMay 11, 2023

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ashta”, ndërsa si rezultat i kontrolleve me dron janë zbuluar në një ambient të hapur 500 fidanë narkotikë, (kubikë), të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve me dron, të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Ashta”, kanë konstatuar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur (pronë publike), ku ishin mbjellë në kubikë, rreth 500 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.