“E katandisën PD në kashtë dhe ko*e”, Rama nuk përmbahet nga Kamza: Kam besim se gratë do i marrin burrat me vete që të votojnë, jo për partinë, por…
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Kamëz. Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk i ka kursyer edhe batutat, ndërsa u shpreh se Rakip Suli është i vetmi orator që ka zili, pasi flet më gjatë se sa vetë ai.
Në një tjetër moment Rama ftoi edhe një qytetar të brohorasë për kandidatin e PS, Rakip Sulin. Gjithashtu Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës, duke u shprehur: “E katandisën PD në kashtë dhe ko*e”.
“E vërteta është që Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili. Sepse është I vetmi që flet më gjatë se unë. Por përtej shakasë do të doja të thosha disa fjalë dhe me lejen e çunave atje…Do doja që të thosha disa fjalë që… Besoj që vlejnë jo vetëm për Kamzën, por besoj se vlejnë shumë më tepër për shumë të tjerë. Besoj që çuna si ju s’kanë aq buxhet sa Rakipi. Besoj që … A do i flasësh atyre aty…”, tha Rama, duke shtuar: “Kam besim se nënat dhe gratë e Kamzës pavarësisht se çfarë bindjesh kanë dhe kë kanë votuar përpara do të shkojnë në kutinë e votimit me vlerësimin për faktin se fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të gjeneratës së re që janë shkolla njësoj si në qytetet europiane. Madje janë si shkollat e mira të qyteteve europiane. Kam shumë besim se gratë e Kamzës do i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur, jo për partinë por për sigurinë e vazhdimësisë së një projekti që ka vetëm një garant, që është Rakip Suli. Të bësh të kundërtën është njësoj si të jesh duke fluturuar mbi një kalë, të ndalosh dhe pastaj t’ia hipësh një mushke”, tha Rama.
Nga ana e tij kandidati i PS për Kamzën, Rakip Suli u shpreh: “Në 30 vite qytetarët e Kamzës nuk patën një kopsht me standarde siç e meritonin, por ne e bëmë realitet. Nëse do të thoja katër vite më parë se do të përfundojnë 20 shkolla, nuk do ta besonit, por ne e bëmë realitet. Por a do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të kryeministrit Edi Rama? Njëra dorë lan tjetrën të dyja lajnë fytyrën. Se nga do ti gjej paratë s’ka rëndësi, por do të bëjmë Pallatin e Sportit në Kamëz. Ju premtoj se siç kam qenë në katër vite, një shërbëtor, do të punojmë për qytetarët. Sot e them me krenari jemi modeli i parë i bashkive në Shqipëri, ku në kopshte kemi ofruar ushqimin falas”, tha ndër të tjera Rakip Suli.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–