Sat, Nov 23, 2024

EMRI/ U kap në gjendje të dehur në timon dhe kundërshtoi efektivët, arrestohet ish-kryetari i Komunës Petrelë

  • PublishedMay 11, 2023

Policia e Tiranës, ka arrestuar Ylli Kupin, ish-kryetari i Komunës Petrelë në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se 55 vjeçar, banues në Tiranë, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.