Sat, Nov 23, 2024

“Rama ka marrë gjithë pushtetin”, deputeti i PD: I vë dinamitin një mediaje dhe nuk ke nga ia mban, e shet si diçka të drejtë

  • PublishedMay 11, 2023

Deputeti i PD Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën politike në vend, duke thënë se jemi në një moment kritik të demokracisë.

Sipas tij kryeministri Rama ka sot gjithë pushtetin, drejtësinë, policinë dhe vendos se kush është kryetari i një partie politike në vend si edhe kujt i përkasin simbolet e saj.

Ai shtoi se kur ai i vendos dinamitin një mediaje dhe nuk ke çfarë bën kjo tregon situatën pasi ai e shet si diçka të mirë për shkak se nuk i intereson.

“Jemi në një moment kritike dhe zgjedhim të japim një mesazh konkret për problemin e demokracisë. Nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri të vendosë se kush është kryetari i një partie politike, të merret simboli i një partie dhe t’i jepet dikujt tjetër. Ai ka pushtetin, drejtësinë, policinë, ai kur i vë dinamitin një mediaje, s’ke çfarë t’i bësh. Ka shtetin, ka drejtësinë, nuk ke nga t’ia mbash dhe më pas e shet si diçka të drejtë sepse ka mediat e tjera dhe analistët. Flet me një fjalor rrugaçi dhe nuk merret njeri me thelbin por sharjet”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.