Sat, Nov 23, 2024

Tjetër incident në ujërat e Adriatikut, përplaset peshkarexha me velierën në det të hapur

  • PublishedMay 11, 2023

Tjetër incident detar në Adriatik, 15 milje larg bregut të Durrësit. Peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “Blue Moon” me flamur anglez janë përplasur rreth orës 02.30 të ditës së sotme, në det të hapur.

Në peshkarexhë ndodheshin 5 shtetas, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik.

Fatmirësisht nga incidenti detar nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, sidomos tek veliera e huaj.

Brenda më pak se 24 orëve ky është incidenti i dytë detar në gjirin e Durrësit, pasi atij të regjistruar një ditë më parë, kur peshkarexha “Elton 1” u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.