“T’u tregojmë vendin e merituar besëprerëve”, Meta nga Lezha: Votoni kandidatin që bashkoi demokratët! Kryeministri delinkuent duhet të…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte sot në një takim me elektoratin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Lezhë, nga ku kërkoi votën për kandidatin Pashk Gjoni.
Ai u shpreh se është koha që Lezha t’i japë vendin e merituar Partisë Socialiste, të cilën e quan sekt arrogant.
“Emri i tij bashkoi jo vetëm gjithë demokratët por edhe socialistët që janë të zhgënjyer nga ky sekt arrogant.
Votoni për doktor Pashk Gjonin që t’i shërojmë plagët e Lezhës, që t’i bashkojmë të gjithë lezhianët. Kam një lutje për të gjithë, kur takojmë vëllezërit tanë që kanë lënë punët e tyre dhe kanë ardhur nga jashtë, por ne që jemi këtu, çfarë mund të presim për të thënë fjalën e tyre.
Si munde një kryeministër, një delinkuent të thotë mos votoni? Kjo është një arsye më shumë për të mos votuar.
Ndaj jam edhe një herë tjetër këtu për të thënë se Lezha do t’u tregojë vendin e merituar besëprerëve”, tha Meta.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–