Sat, Nov 23, 2024

“48 orë na ndajnë nga fitorja”, Berisha thirrje socialistëve në mbyllje të fushatës në Tiranë: Votoni “BF” që të rifitoni PS e uzurpuar nga Rilindja

  • PublishedMay 12, 2023

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën për zgjedhjet e 14 majit në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij u shpreh se kandidatët e opozitës të dalë nga Primaret, janë kandidatët e fitores.

Ai u shpreh se qëllimi i opozitës është të ruajë drejtimin e Shqipërisë drejt BE, ndërkohë që mazhoranca sot premton shkuarjen në BE si vasalë të Beogradit.

Berisha shtoi se demokratët dhe socialistët duhet të votojnë koalicionin “BF”.

“Kandidatët tanë, yje të vërtetë të lirisë. Ata janë kandidatët e fitores.

Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tonë për liri e dinjitet. Sonte mbyllim fushatën me të cilën ia dolëm të bindim shqiptarët, ti takojmë të bisedojmë me ta, të vendosim bashkë me 14 maj të votojmë ndryshimin, Belind Këlliçin, kandidatët tanë, Igli Carën në Durrës, Bardh Spahinë në Shkodër, Luçiano Boçin në Elbasan.

Projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive në bashki të qytetarëve.

më shkon mendja në fushatën e 2013, ku secila palë garonte me një program se cila do krijonte më shumë rrugë e do rrisë më shumë rrogat.

Sot ne flasim se si do ndalojmë varfërinë e frikshme, si të frenojmë shpopullimin, shkretimin e vendit, si të frenojmë largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria,, si të mbrojmë pluralizmin e të shpëtojmë Shqipërinë, si të ruajmë Nord-in tonë drejt Brukselit kur sekti tjetër e nisi Fushatën me eksploziv, e mbylli me arrestime dhe e vijoi me tallava e tallje me qytetarët. Bënë fushatë duke u zotuar se në Bruksel do shkojnë si vasalë të Beogradit.

Kam një mesazh për çdo demokrat, të gjithë kudo jeni më 14 maj të votoni kandidatët e Primareve, të merrni pjesë në votime. 1-shi është fati që përmbys monizmin e largon Edi Ramën. 1 –shi është fati ku ju firmosni fitoren, me të cilën i jepni përgjigjen e merituar armikut të egër të PD dhe pluralizmit.
Mesazhi është i njëjtë për cdo socialist, 14 aji është një ditë shpëtimi për ju. Votini kandidatët e Primareve dhe “BF” që të rifitoni PS të uzurpuar nga një bandë kriminale që quhet Rilindje”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.