Sat, Nov 23, 2024

Aksidentimi i makinës së ambasadës ruse, policia jep detajet: Viktima, një 36-vjeçar rus

  • PublishedMay 12, 2023

Policia e Tiranës ka dhënë detajet rreth aksidentit të rëndë që ndodhi gjatë natës në rrugën Tiranë-Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i ri.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.