Tue, Nov 26, 2024

Arrestimi i kandidatit të “BF” për Bashkinë Himarë dhe akuzat për blerje votash, ja çfarë po ndodh në policinë e Vlorës

  • PublishedMay 12, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë Fredi Beleri është arrestuar ditën e sotme.

Gazetari Enrik Mehmeti në një intervistë në News24 theksoi se pritet që Beleri të merret në pyetje.

Ai gjithashtu shtoi se në operacionin për arrestimin e tij kanë qenë të përfshirë forca të shumta policie.

“Sipas informacioneve që kemi Beleri ende nuk është marrë në pyetje, por pritet të merret. Pritet të mbërrijë Prokurori i çështjes që të marrë në pyetje Belerin. Të pranishëm janë edhe anëtarë të forcës së opozitës së Himarës. Është deklaruar se nuk do të ketë anulim të aktivitetit për ditën e sotme. Akuza kryesore që rëndon janë për korrupsion të çështjes së zgjedhjeve, të votuesve. Në operacion kanë qenë të përfshirë forca të shumta policie. Reagimet nga pala greke kanë qenë të shumta, por edhe nga zyrtarë të opozitës. Pritet të shohim se si do të jetë vijimësia për këtë çështje”, ka thënë ndër të tjera gazetari Enrik Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.