Luiz Ejlli është takuar me Dorin? Olta Gixhari tregon haptazi raportin dhe publikon foton
Olta Gixhari ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetje nga ndjekësit e saj në një seri Instastory-sh, aktorja na ka treguar haptazi raportin me çiftin Kiara-Luiz.
Fillimisht, e pyetur nga një ndjekës se përse u soll ashpër me Kiarën dhe e quajti ‘zonjë e kulluar’ nga video promo që është publikuar nga ‘Post Big Brother’, ajo është përgjigjur:
“Unë iu drejtova me të njëjtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj “jam e kulluar” dhe ju e dini që unë s’ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa ‘followers’ më shumë.”- shkruan ajo.
E pyetur gjithashtu nëse ka më komunikim me Luizin pas përfundimit të spektaklit, Olta është shprehur:
“Po flasim familjarisht”
Mesa duket Luizi është takuar edhe me Dorin.