Sa lugë sheqer në ditë dëmtojnë shëndetin e fëmijëve?
Një rregullore e Shoqatës Ndërkombëtare të Zemrës rekomandon që fëmijët nuk duhet të hanë më shumë se 6 lugë çaji me sheqer në ditë, ku përfshihen ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer.
Sipas kësaj rregulloreje, fëmijët gjithashtu nuk duhet të pinë më shumë se 250 ml pije të sheqerosura në javë.
Dokumenti në fjalë, të cilit i referohet AgroWeb.org e paralajmëron një lidhje të fortë mes konsumit të sheqerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Një Këshillë Për Prindërit
Ekspertët rekomandojnë që hapi i parë për prindërit është të identifikojnë burimet të mëdha të sheqerit në ushqyerjen e fëmijës së tyre.
Këtu përfshihen ëmbëlsirat, reçelërat, pijet e sheqerosura.
Nëse nuk mund t’i eliminoni dot nga pjata e fëmijës, përpiquni t’i kufizoni sa më shumë.
Gjatë blerjes së ushqimeve, krahasoni etiketat e produkteve dhe blini atë që ka më pak sheqer.
Tregohuni të kujdesshëm me etiketat sepse në shumicën e rasteve sheqerit i jepen emërtime të ndryshme si fruktozë, lëng frutash etj.
Sasia ideale e sheqerit në një produkt duhet të jetë më pak se 8 gram për një racion.
Eliminimi i të ëmblave nga ushqyerja e fëmijës i çel rrugën natyralisht konsumit të më shumë frutave dhe perimeve.
Këto të fundit janë ideale për të furnizuar organizmin e të vegjëlve me vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Ngrënia e tepërt e sheqerit nxit obezitetin, diabetin, tensionin e lartë të gjakut.
Ajo i përball fëmijët me rrezikun e sëmundjeve të zemrës kur ata të rriten.
Për më tepër, sheqeri dëmton shëndetin mendor të fëmijëve.
Ushqimet më të Mira për Shëndetin Mendor të Fëmijëve
Ekspertët kanë identifikuar ushqimet më të rëndësishme për shëndetin mendor të fëmijëve.
Bëhet fjalë për vezët, kosin, barishtet si spinaqi, peshku, arrorët dhe farat, tërshëra, molla dhe kumbulla./AgroWeb.org