Arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash/ “Emri i tij do të jetë në fletën e votimit”, KQZ: Vazhdon të jetë kandidat!
Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit.
“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.
Fredi Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave, ndërkohë në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–