BAUMARKET 4 vite risi, cilësi dhe shërbime në tregun shqiptar
BAUMARKET, lideri gjerman i markatave të veglave të punës, organizoi këtë fundjavë në qytetin bregdetar të Durrësit, eventin madhështor me partnerët dhe bashkëpunëtorët, për të festuar 4-Vjetorin e suksesshëm në tregun shqiptar.
Rrjeti BAUMARKET vazhdon të rritet duke i shërbyer tashmë klientëve me më shumë se 60 Filiale dhe duke ofruar gjithmonë, produktet më cilësore, trendet më të reja të sektorit dhe standardin më të lartë të shërbimit. Gjatë kësaj feste të bukur, “BAUMARKET” prezantoi produktet dhe ofertat e reja që vijnë për të gjitha familjet dhe bizneset, duke ofruar inovacion, çmime mjaft konkurruese, cilësi dhe asistencë teknike falas. Lideri Gjerman, me markat e saj ekskluzive, kohët e fundit ka hedhur në treg një pajisje inovative për zonat turistike, robotin për kositjen e barit.
Menaxheri i njërës prej markatave me te reja BAUMARKET shprehet: “Roboti në mënyrë tërësisht të pavarur pret barin dhe kryen të gjithë procesin. Ata janë tepër inteligjent dhe korrin barin pa pasur nevoje te kontrollohen nga njeriu”.
Në vetëm 4 vite aktivitet në vendin tonë BAUMARKET ka siguruar hapësirë të konsiderueshme të tregut dhe ka fituar zemrat e konsumatorëve në çdo qytet ku ndodhet. Klientët e këtij rrjeti shprehen se kanë blerë produkte për kopshtarinë, bujqësi e ndërtim, me çmime dhe cilësi shumë të lartë. Shërbimi ndaj klientit ka qenë gjithmonë në fokus për t’ju gjendur më pranë konsumatorëve jo vetëm me produktet por edhe me këshilla të specializuara profesionale.
Gjate gjithë këtij muaji festiv BAUMARKET sjell me qindra oferta ne produktet e kopshtit dhe ndërtimit, për familjaret dhe profesionistet. BAUMARKET – MARKAT MË TË MIRA, SHËRBIMI MË I MIRË!
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–