Burg Fredi Belerit, avokati: Arrestimi për motive politike, policia veprime të simuluara me ‘të infiltruarin’
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Avokati i Belerit tha se “arresti ishte për motive politike dhe se u konsiderua i ligjshëm. Caktuan SPAK-un për kompetencë. Brenda 10 ditëve do të bëhet vlefshmëria e një akuze të re ndoshta. Nuk u faktuan akuzat. Ne nuk ishim në kushtet e flagrancës. Ishin komplet veprime të simuluara nga policia që ka përdorur një individ”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–