“Njeri fals”/ Efi kërkon të lërë pas hatërmbetjet dhe të bëjë ‘paqe’ me Luizin dhe Kiarën, ja çfarë thotë ish-banorja e BBVIP
Ish-konkurrentja u duk ende se kishte diçka për të thënë për çiftin e këtij edicioni, duke komentuar daljen në skenë të Kiarës, përkrah Luizit. Me nota ironike, ajo komentoi moderatoren duke thënë: “Sa njeri fals”.
Por duket se ditë më pas nga ajo çfarë kishte thënë, Efi ka vendosur të reagojë me një postim zyrtar, duke vlerësuar edhe çiftin. Në këtë mënyrë, ajo zgjedh ti japë fund të gjitha fjalëve, batutave dhe tensioneve që ka pasur mes tyre në muajt e fundit. Ajo shprehet se vendi i tretë është një arritje e madhe për të, duke theksuar se gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur t’i qëndrojë besnike vlerave të saj.
“Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira. Nuk is hte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë”, shkruan ajo.
Efi shton se “Big Brother Vip 2”, i përket Luizit dhe Kiarës për emocionet që kanë dhuruar dhe i uron atyre jetë të lumtur bashkë.
“Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurt dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre”./panorama/
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–