Sherr në Mallakastër, i përfshirë edhe vëllai i Agron Kapllanaj, disa të shoqëruar në polici
Një konflikt është raportuar mbrëmjen e sotme në afërsi të zonës së Fratarit në Mallakastër.
“BalkanWeb” mëson se mbrëmjen e sotme është ndaluar shtetasi me iniciale “Sh.K., administrator i një kompanie private, pasi dyshohet se është konfliktuar me disa persona të tjerë.
Bëhet me dije se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe vëllai i Agron Kapllanaj, ky i fundit kandidati i PD. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e konflikti, policia ka shoqëruar disa persona.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–